Kadri Veseli merr leje nga Haga/ Viziton babain në gjendje të rëndë shëndetësore

Advertisement

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë leje për vizitë nga Haga ku mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.

Mediat në Kosovë se Veseli është liruar për ta vizituar babanë e tij i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sapo ka mbërritur në Kosovë Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.

Advertisement

Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë në Kosovë

Advertisement
161