Ja si gjyqtarja Pajtime Fetahu gënjeu mediat duke poshteruar kolegët e saj(fakte)

Advertisement

Një ndër emrat më të përfolur të krimit është padyshim Ardian Çapjen 53 vjeç i cili u arrestua pak kohë më parë nga forcat Renea.

Arrestimi i tij është realizuar në kuadër të hetimeve për një vrasje të dyfishtë në vitin 2012, në qytetin e Elbasanit, ku mbetën të vrarë babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri. Për këtë vrasje dyshohen si autorë Ardian dhe Florenc Çapja.

Ndërkohë ndaj Ardian Çapjes janë kryer disa tentativa për eliminimin e tij fizik, ku më e fundit ishte ajo me snajper, ku Ardian Çapja u qëllua nga largësia brenda oborrit të banesës së tij, por që shpëtoi duke mbetur i plagosur.

Saga e hasmërive të familjes Çapja në qytetin e Elbasanit ka nisur që në vitin 2005, ku në një lokal u ekzekutua Sokol Çapja.

Nga ana tjeter në lidhje me këtë çështje kanë qarkulluar në media disa lajme të tjetërsuara që nuk tregojnë aspak si është e vërteta. Zhvillimi i masës së sigurisë ndaj Ardjan Çapjas ka hapur një problematikë të madh në radhët e gjyqtarëve.

Qarkullojnë në media lajme se gjyqtarët Tomorr Kullolli, Bujar Musta, Taulant Tafa, Ramazan Avdia, Idush Maliqi, Matilda Fetahu dhe Miranda Konica kanë dashur të shmangin përballjen në spital me Ardjan Çapjan, por a është e vërtetë një gjë e tillë.

Ka qenë vetë gjyqtarja Pajtime Fetahu që është shtirur me qëllim denigrimin e figurës së kolegëve të saj gjyqtar.

Advertisement

Duke luajtur rolin e Don Kishotit në teatër kjo gjyqtare është hiqur si e gatshme duke u vetëofruar per tu paraqitur në ambjentet e Kardiologjisë në Tiranë, aty ku u zhvillua masa e sigurisë kundër Ardjan Çapjas.

Në media qarkullon lajmi sikur kjo gjyqtare me “forcën” që e karakterizon nuk është friksuar nga krimi dhe kriminelët, prandaj ka shkuar aty. Por si që qëndron e vërteta.

Ajo ska bërë asgjë tjetër veçse detyrën e saj. Kjo gjë vërtetohet shumë thjesht nga lista e janë të publikuara listat e peridhës së gadishmërisë.

Pra kjo konfirmon faktin se gjyqtarët nuk i janë shmangur punës për dhënien e masës së sigurisë, por thjesht nuk ka qenë puna e atyre por e gjyqtares Pajtime Fetahiu.

Duke qenë se arrestimi i Çapjas ishte kryer me urdhër-ndalim, procedura e kërkon që masa të zhvillohej nga një gjyqtar i gatshëm i kësaj jave. Sipas listës i takon gjyqtares Pajtime Fetahiut dhe askujt tjetër.

Advertisement
1104
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com