Ja sesi krimineli Kristaq Kotro eksperimenton me transportin e kokainës

Advertisement

Krimineli Kristaq Kotro është bërë tashmë i njohur prej kokainës që solli në Shqipëri në një formë të ndryshme nga kriminelët e tjerë. Kotro solli kokainën në Shqipëri të shkrirë në vaj palme. Por sigurisht që Kotro nuk ka qenë vetëm në të gjithë këtë çështje. Bëjmë me dije se Kotro i ka poatur krahët e ngrohta nga politika, gjykatat dhe prokurorët të cilën e kanë nxjerrë Kotron si dëshmitar në gjyq dhe nuk e kanë arrestuar.

Portali In-front.org ju ka bërë me dije ditë më parë mbi ngjarjen e ndodhur në vitin 2011, çështje e cila është mbyllur hap e mbyll sytë. Në gjykatat tona, me prokurorë dhe gjykatës të korruptuar që kanë kaluar dhe filtrat e vettingut, sigurisht që çështjet që kanë të bëjnë me kriminelët dhe trafikantët, anashkalohen dhe mbyllen vetëm duke dënuar peshqit e vegjël, pasi të mëdhenjtë vazhdojnë akoma të ushqejnë veten, prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.

Advertisement

Po Kristaq krimineli, doli zbuluar nga përgjimet e telefonatave të kryera, në të cilën pyeste për kamionin, për fuçirat me vaj dhe sërish mohoi akuzat duke i’a hedhur të gjithë fajin përsipër shoferit të kamionit.

Duket qartazi se drejtësia ka mbrojtur kriminelin Kotro dhe kjo drejtësi vazhdon akoma të jetë në gjykatat tona edhe pse kanë kaluar në filtrat e vettingut dhe kanë dalë “të pafajshëm”.

Advertisement
123