Ja sesi komisioneria Tafa favorizon shokun e klasës Bujar Musta

Advertisement

Bujar Musta është gjyqtar pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Elbasan, dhe shquhet për bëma të panumërta të bëra në sistemin e drejtësisë. Nuk di nga t’ja fillosh me Bujarin. Bujari është treguar dinak dhe e ka mbajtur muhabetin vaj dhe me komisioneren Genta Tafa Bungo, e cila e gjykoi seancën dëgjimore pa iu bërë me dije publikut në faqen e zyrtare të KPK, me qëllim fshehjen e denoncimeve për këtë matrapaz drejtësie.

Gjyqtari Bujar Musta e ka pasur shoqe klase Genta Tafa Bungon e cila e favorizoi dhe në KPK. Kjo e fundit vërtetohet dhe me video, ku komisioneria Tafa ka shkuar në gjykatën e Elbasanit dhe ka bërë muhabet për shtatë palë qejfe.

Advertisement

Gjyqtari Musta përveçse një njeri i korruptuar, është dhe një nga kontribuesit kryesor për shkatërrimin dhe kalbjen e sistemit të drejtësisë.

Bëjmë me dije se nga ky gjyqtar ankohet një Elbasan i tërë. Ditët në vijim do t’ju bëjëm me dije çështjet të korruptuara dhe skandalet nga ana e gjyqtarit Musta.

Advertisement
360