Ja se si zv/drejtoresha e ASHK-së Qëndrore Risena Xhaja u bë palë me krimin/ Legalizoi një kompleks turistik me dokumenta të falsifikuara

Advertisement

Ja se si banda e Agjensisë Shtëtërore të Kadastrës me në krye dirigjenten zj.Risena Xhaja ka legalizuar me dokumenta të falsifikuara qiraxhiun Helidon Jorgo Gjikoka, kjo shtetase është kallzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku është duke u hetuar,  dhe njëkohësisht është kallzuar në SPAK e cila është kompetente për shkak të pozicionit të lart shteëror që zj.Risena Xhaja zotëron.

Shtetasi Ilir Koka, është pronar i kompleksit të banesave  të ndodhura në Perivollo, Gjilekë – Dhërmi, Himarë , nëpërmjet Lejes së Ndërtimit Nr. 69, datë 16.12.2010, të K.RR.T. Bashkia Himarë ka  miratuar në favor të shtetasit Ilir Koka,  të  drejtën për të ndërtuar një kompleks banesash 1-2 kate sipas planimetrisë së sheshit të ndërtimit dhe projekt zbatimit përkatës. Ndërtimet janë miratuar mbi parcelën e truallit me sipërfaqe 1430 m2, në pronësi të shtetasit Ilir Koka, sipas Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi nr. 9769, datë 07.02.1994.

Këto banesa janë dhënë me qira nëpërmjet kontratës së qirasë Nr 1143Rep dhe Nr 829 Koll, datë 27.09.2018 ,dhe më pas janë prfituar në mënyrë koriminale  nga shtetasi Helidon Jorgo Gjikoka.

Dihet tashmë botërisht se shtetasi Helidon Jorgo Gjikoka, në fashtin Drimadhas të Bashkisë Himarë në zonën e quajtur “Perivollo”  ka përvetësuar këtë kompleks ku më parë ka qënë qiraxhi sipas kontratës së qirasë Nr 1143Rep dhe Nr 829 Koll, datë 27.09.2018, ai e ka përfituar këtë pasuri me anën e dokumentave të falsifikuara dhe në mënyrë korruptive me rreth 10 punonjës të ASHK Vlorë, të cilët tashmë janë skeduar si element Kriminal, këta punonjës vijojnë akoma të punësuar në institucionin e  ASHK Vlorë.

Duke u ndodhur në situatën sa më sipër, shtetasi Ilir Koka i është drejtuar Agjensisë Shtëtërore të Kadastrës Zyra Qëndrore Tiranë,  me ankim administrativ, ku ka kërkuar konstatimin absolutisht të  pavlefshëm të aktit administrative, Leje së Legalizimit Nr. 211988, datë 20.09.2018.

Por shtetasi Helidon Gjikoka i kishte shtrirë rrënjët e krimit deri në Agjen sisë Shtetërore të Kadastrës Zyra Qëndrore Tiranë e cila ishte bërë palë me krimin në rastin konkret.

Advertisement

Dhe nga ana e Agjencia Shtetërore Kadastër na është kthyer  shkresa me Nr. 13208 Prot., datë 01.10.2020 është kthyer përgjigje duke mos e marë në shqyrtim Ankimin Administrativ të bërë nga ana e shtetasit Ilir Koka me arsyetimin se ankimi i bërë është jasht afateve.

Pra, nga ana e shtetasit Ilir Koka është kërkuar pavlefshëmëria absolute e aktit administrativ dhe nga ana e ASHK-së, është kthyer përgjigja se jemi jashtë afateve ligjore. Ndërkohë që referuar Kodit të Procedurave Administrative si dhe Vendimit Unifikues Nr. 13, datë 09.03.2006  rezulton se pavlefshmëria absolute konstatohet në çdo kohë.

Shkresa me Nr. 13208 Prot., datë 01.10.2020  ku është kthyer përgjigje duke mos e marë në shqyrtim Ankimin Administrativ të bërë nga ana e shtetasit Ilir Koka, është konceptuar dhe nënshkruar nga zvëndës drejtoresha e përgjithsme zj.Risena Xhaja, e cila me veprimin e mësipërm është bërë palë me krimin dhe njëkohësisht ka favorizuar me veprime të dukshme shtetasin Helidon Jorgo Gjikoka.

Nuk konceptohet se juristi i ASHK-së nuk ka njohuri juridike, dhe nuk është në dijeni të fakti që paligjshmëria  absolute e aktit administrativ kërkohet në çdo kohë dhe aq më tepër në pozicionin e punës ku është zj.Risena Xhaja e cila dukshëm është bërë palë me krimin dhe i bashkohet bandës së ASHK Vlorë e cila në mënyrë kriminale kanë legalizuar një kompleks me dokumenta të falsifikuara.  

Punonjësit e ASHK-së dhe pikërishtë ASHK qëndrore  e cila ka dhe duhet të ketë specialist me njohur të plota juridike, të cilët kanë pasur detyrim ligjor të parandalonin veprimtarinë kriminale të mësipërme dhe jo të bëheshin pal me krimin siç në rastin konkret është bërë drejtoresha e ASHK qëndrore zj.Risena Xhaja.

Ky veprim i kryer nga ana e ASHK-së dhe pikërsht, zj.Risena Xhaja është përkrahje  në mënyrë të drejtëpërdrejtë e veprimeve kriminale të shtetasit Helidon Gjikoka, dhe njëkohësishtë shpërdorim detyre e kësaj punonjseje e cila në vënd që të jet shëmbull bashkpunon me krimin dhe ka sjellë pasoja të rënda për shtetasin Ilia Koka.

Për këto arsye kjo shtetase jo vetëm se është kallzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku është duke u hetuar,  dhe njëkohësisht është kallzuar në SPAK e cila është kompetente për shkak të pozicionit të lart shtetëror që zj.Risena Xhaja zotëron.

Advertisement
2543