Ja se si kompania celulare Albtelecom vjedh abonentët

Advertisement

Shoqëria Albtelecom sha është një kompani e cila ushtron veprimtari në fushën e shërbimeve të telekomunikacioneve në kundërshtim me ligjet e Republikës dhe mashtron qytetareët e saj të për të cilët nuk transmeton dhe ofron sinjal cilësor.
Në një konflikt gjyqësor i ndodhur në gjykatëtën e Tiranës midis një subjekti tregtar dhe shoqërisë Albtelecom sha, gjykata e Tiranës me kërkesën e palës së paditur ka vendosur ekspert dhe ka vendosur të kontrolloj sinjalin e kësaj kompanie sipas premtimeve kotraktuale.
Një ndër pyetjet e bëra nga gjykata ekspertëve të caktuar për Të konstatohet nga ana e ekspertit të caktuar nga Gjykata në lidhje me furnizimin me rrjet telefonik(valë) sipas premtimit kontraktor nga ana Albtelecom sh.a si për sinjalin telefonik ashtu dhe për internetin 4 G në akset rrugore kombëtare:
Për ti dhënë përgjigje pyetjeve të mësipërme ekspertët kanë përdorur teknologjinë bashkkohore dhe pikërisht me anë të paisjes PCTEL e cila është një paisje që monitoron në kohë reale sinjalin telefonik.

Kjo paisje skanon sinjalin duke dhënë parametrat e tij, gjithashtu ky aparat jep dhe problematikën që shfaqen si dhe ku duhet ndërhyrë për të përmisuar sinjalin në mënyrë që ta sjellin atë brënda parametrave të kërkuara.
Nga monitorimi i kryer nga ekspertët e caktuar nga gjykata rezulton se Shoqëria Albtelecom sha në asnjë moment nuk ofron shërbimin 4 G ashtu siç ajo e premton nëpër kontrata të ndryshme por njëkohësisht rezultoi se Shoqëria Albtelecom sha ka problem të theksuara në mbulimin me valë dhe në shërbimin 2 dhe 3G njëkohësisht edhe në sinjalin telefonik i cili është i dobët.
Gjykata e Tiranës e fundos Shoqërinë Albtelecom sha pasi i ka rrëzuar padinë dhe ka konstatuar se kjo e fundit nuk plotëson kushtet e premtuara në kontratë.

Advertisement
Advertisement
512