Ja pse në Shqipëri ka pak raste me Covid-19!

Advertisement

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, thotë se me shpalljen nga OBSH të koronavirusit pandemi botërore, tamponët nuk merren më në shtëpi dhe kujtdo.

“Tamponi nuk merret më në shtëpi. Duke ju referuar tashmë rregullave të reja të pandemisë, tamponi bëhet në spital ose në ndonjë rast në shtëpi kur personat që kërkojnë ndihmë janë në gjendje të rënduar. Tamponi u bëhet personave të dyshuar që kanë pasur kontakte me një person që konfirmohet zyrtarisht me covid-19”, u shpreh Brataj në një lidhje direkte me emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës.

Më tej, Brataj vlerësoi masat e qeverisë për qëndrimin në shtëpi të qytetarëve. Sipas drejtorit të Urgjencës Kombëtare në vendin tonë ka pak raste të reja me covid-19 sepse izolimi është e vetmja mënyrë për të ulur transmetueshmërinë e virusit.

Advertisement

“Se nerëzit thonë pse kaq pak raste në Shqipëri. Në mos gaboj sot janë bërë 46 teste dhe vetëm 6 raste dolën pozitiv. Kjo tregon që izolimi është e vetmja mënyrë për të mos e transmetuar virusin. Kështu ka ndodhur dhe në Kinë”, u shpreh Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare.

Advertisement
136