Ja pse kandidati i Tom Doshit humbo mandatin e deputetit

Advertisement

Kandidati i dytë në listën e Shkodrës për Partinë Social Demokrate, Gledis Çeliku, humbet mandatin e deputetit, pasi nuk ka paraqitur formularin e dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që të shpallë moszgjedhshmërinë e tij si deputet në Kuvendin e Shqipërisë si kandidati i radhës, pas dorëheqjes së kryetarit të PSD-së Tom Doshi.

Gledis Çeliku do të zëvendësonte Doshin në Parlament për periudhën vakante maj-shtator, deri në nisjen e legjislaturës së re 2021-2025.

Advertisement

Për plotësimin e vendit vakant të lënë nga Doshi, do të vijohet me kandidatët e tjerë në listë.

Advertisement
158