Ja përse duhet të zgjohet SPAK-u/ Shefja e ONM-së përballë dënimit për kalbjen e drejtësisë shqiptare

Advertisement

Pastrimi i radhëve të pallatit të drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar përmes Vettingut, vazhdon të mbetet ende e parealizuar.
Korrupsioni dhe lidhjet politike vazhdojnë të jenë ende prezente në këto institucione. Edhe pas ardhjes të shefes së ONM-së, në Vetting nuk ndryshoi pothuajse asgjë. Zonja Calavera e dinte shumë mirë se të korruptuarit e Vettingut duhet të kalonin filtrat e reformës pasi çdo gjë është e parashikuar nga politika dhe komisionerët janë thjesht marioneta të qeverisë.

Shefja e ONM-së heshti për pasuritë e komisionerëve, heshti për imoralitete dhe paaftësi në punë. Zonja Calavera u largua duke e lënë reformën si mos më keq dhe duke shkaktuar një njollë akoma më të errët në drejtësinë shqiptare.

Advertisement

Pasi u largua nga Shqipëria, Calavera doli dhe foli për reformën sikur mediat kishin shpifur, por në fakt mediat folën vetëm të vërtetën që zonjës Calavera, i duket shumë e hidhur. SPAK-u duhet të zgjohet dhe ta hetojë menjëherë ish shefen e ONM-së, e cila futi në një kolaps akoma më të thellë drejtësinë shqiptare.

Advertisement
287