Ja kush po e mbron kriminelin Kristaq Kotro

Advertisement

Më 21 Mars 2011 shtetasi Kristaq Kotro u bë i njohur është ndaluar nga policia sëbashku me ortakun e tij, Dhori Simo si të dyshuar për trafik kokaine nga Kolumbia drejt Shqipërisë, sapo një maune me vaj palme ka mbërritur në dyert e kompanisë. Sipas prokurorisë, sasia prej 200 kilogramësh drogë ishte tretur në vajin që do ë përdorej për prodhimin e kroasantëve.

Stop sjell në vëmendje një procedurë të shpalljes në kërkim të shtetasit Kristaq Kotro, i cili është dënuar me 4 muaj burg për një vepër penale të lehtë. Në këtë procedurë provohet abuzimi dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e OPGJ Martin Pali dhe një zyrtar i lartë i sistemit të drejtësisë. Të dy kanë favorizuar Kristaq Kotron, duke mos e shpallur në kërkim fillimisht brenda vendit dhe më pas edhe ndërkombtar.Për pasojë Kotro mundi t’i shmangej drejtësisë. Për këtë arsye, Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duhet të nisë urgjentisht hetimet për një kriminel si Kiço.

Një dëshmitare ka treguar  nëpërmjet kameras së fshehtë, sesi Martin Pali e ka favorizuar Kristaqin, duke përmendur edhe para të dhëna përmes avokatit të Kristaqit.Dëshmitarja tregon, se ai ka njohje dhe paguan edhe një zyrtar ku paguan të lartë në sistemin e drejtësisë, që dyshohet se punon në Prokurorinë e Përgjithshme. Ajo jep detaje, se kur ky zyrtar është takuar me Kristaqin, në kohën, kur ky i fundit ishte në kërkim. Takimi sipas saj, është bërë në një fshat të Greqisë në kufi me Gjirokastrën.

Advertisement

Rezulton se shtetasi Kristaq Kotro, ka kryer transaksione te larta pa nje logjike te qarte ekonomiko-financiare. Keshtu ne date 10.01.2011 ky shtetas (Kristaq Kotro) ka lidhur nje kontrate, sipas te ciles ka marre hua shumen 800,000 EUR nga shtetasi Anastasios Kitsaras me pasaporte greke nr. AB6083502 i biri i Jan dhe Llambrini lindur ne date 18.02.1972 banues ne Janine Greqi. Afati i shlyerjes se huase eshte 40 muaj, duke filluar nga data e lidhjes se kontrates.

Po në të njëjtën datë, më  10.01.2011 ky shtetas i ka shitur te njejtit shtetas (Anastasios Kitsaras) 25% te kuotave te shoqerise “A-E-l” sh.p.k ne shumen 14,735,000 LEK. Ne te dy rastet pagesa eshte kryer me para ne dore. Nga verifikimi ne te dhenat tona, nuk rezulton te kete raportime nga bankat per keto transaksione.

Lindin dyshime per burimin dhe qellimin e perdorimit te fondeve te qarkulluara ne banke dhe kryesisht te dhena e marra hua, te cilat perforcohen duke marre ne konsiderate dyshimet per perfshirjen e tij ne trafik nderkombetar te lendeve narkotike, dy muaj mbas perfitimit te shumes ne total prej 1,700,OOOEUR, prnadaj SPAK duhet të nisë hetimet për këtë shtetas.

Advertisement
174