Ja kush është fytyra e vërtetë e ish-shefes së OMN spanjollja Genoveva Calavera

Advertisement

Genoveva Ruiz Calavera  të jep përshtypjen e një njeriu në dukje të rreptë, me një anglishte të miksuar me theksin spanjoll. Ajo erdhi në Shqipëri pasi u nis me misionin për të qenë shefe e OMN, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Vetting. Calavera ka lindur në Spanjë dhe ka nisur punën si drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në departamentin e Negociatave për Zgjerim më 1 qershor të vitit 2016.

Në fillimet e saj ka punuar në fushën e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve fqinjësore për gati dy dekada. Gjatë kësaj kohe ka shërbyer në grupin e punës së KE-së për rindërtimin e Kosovës, si dhe në departamentet e politikës së fqinjësisë, punëve të jashtme dhe në grupin e këshilltarëve të politikës së jashtme.

Ama historia e saj në Shqipëri është e mbushur vetëm me trazira. Ishte pikërisht ish-kryeminstri Berisha I cili e akuzoi Calaverën se ishte pjesë e një rrjeti mafioz Tiranë-Bruksel, edhe pse pak kohë më vonë Berisha i tërhoqi akuzat e tij.

Calavera do të kujtohet nga shqiptarët si shefja që nuk arriti të bëntë dot punën e saj, që fjeti gjumë gjatë kohës që u zgjodhën komisionerët e Vettingut, të cilët shumica prej tyre nuk plotësonin as kriteret më minimale. Fatkeqësisht këta anëtarë me mbështetjen e Calaverës arritën të kalonin me sukses filtarat e Vettingut dhe drejtojnë procesin më të rëndësishëm në fushën e drejtësisë në këto 30 vitet e fundit.

Advertisement

Calavera do të kujtohet edhe për faktin që lejoi një gjykatës si Luan Daci të fitonte postin e komisionetit të KPK-së. Pak kohë pasi Daci u shkarkua nga detyra dhe Calavera u mundua të shfajsonte veten dhe gabimet e saj, por tashmë dëmi ishte bërë.

Advertisement
220