Ja kur mbërrijnë në Shqipëri vaksinat kundër Covid-19 nga Kina

Advertisement

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve.

Manastirliu është shprehur se javën tjetër në Shqipëri do të mbërrijnë vakinat kineze.

“Sot realizojmë edhe Aktim Normativ për vaksinat të cilat jemi duke blerë nëpërmjet autoriteteve të distributorit të autorizuar. Dhe besoj se nga java tjetër do të fillojmë vakinimin masiv.

Kujtojmë që Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen me një kompani turke për të marrë vaksinën anti-COVID të prodhuar në Kinë.

Advertisement

Kjo marrëveshje vjen pasi Kuvendi dje votoi me 94 vota pro që qeveria të bëjë marrëveshje me Rusinë dhe Kinën për vaksinat anti-COVID.

Advertisement
164