Ja cila është forma për ta zhdukur plotësisht covid-19

Advertisement

Mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e Covid-19 të njerëzit mund të jetë vaksinimi i kafshëve.

Lajmin e ka bërë të ditur Metro, ku shkruan se kjo gjë është deklaruar nga ekspertët e Universitetit të Anglisë Lindore (UEA).

Profesori i gjenetikes, Cock van Oosterhout, tha se vaksinimi i disa kafshëve është i nevojshëm.

Më tej, ai tha se zhvillimi i diosa vaksinave për kafshët shtëpiake duhet që të konsiderohet si një masë paraprake për të zvogëluar rrezikun e inf ektimit.

Advertisement

“Nuk është e paimagjinueshme që vaksinimi i disa llojeve të kafshëve të zbutura mund të… jetë i nevojshëm për të frenuar përhapjen e infeksionit. Ka kuptim të zhvillohen vaksina për kafshët shtëpiake, ashtu si një masë paraprake për të zvogëluar këtë rrezik. Unë mendoj se mënyra më e mirë për ta bërë këtë është me të vërtetë të konsiderohet zhvillimi i vaksinave edhe për kafshët,” tha ai.

Covid më parë përveç se njerëzve është zbuluar edhe në shumë kafshë shtëpiake, si qen dhe mace.

Advertisement
156