Ja cfare fsheh në CV Komisionerja Genta Tafa Bungo

Advertisement

Fillimisht po ju njohim me Genta Tafa (Bungo), që e njohim ndryshe dhe si zonja e hekurt. Kryetarja e KPK-së, e diplomuar si juriste në vitin 1993 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës. Ka mbrojtur gradën “Doktor” në maj 2008 dhe që nga qershori i vitit 2014 mban gradën shkencore “Profesor i asociuar”. Në periudhën 1993 -1996, znj. Tafa (Bungo) ka punuar si juriste në Drejtorinë Juridike dhe Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga shtatori i vitit 2003 deri në qershor 2004 ka mbajtur detyrën e përgjegjëses së sektorit juridik në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe më pas është emëruar drejtore e Drejtorisë Juridike dhe Integrimit në po këtë ministri. Znj. Genta Tafa (Bungo) ka një eksperiencë të gjatë si lektore, në universitete të ndryshme publike dhe jopublike të vendit, nga viti 1996 deri në vitin 2016. Ajo është licencuar nga ministri i Drejtësisë si përmbaruese gjyqësore private në vitin 2013, ndërsa ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë. Nga korriku i vitit 2017 deri në korrik të vitit 2020, znj. Genta Tafa Bungo mbajti detyrën e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Advertisement

Por çfarë ka fshehur Genta Tafa Bungo në CV e saj? Kush e lejoi Genta Tafa Bungon në rradhët e komisionerëve?

Komisionerja Genta Tafa është shkarkuar për abuzime të rënda, nga detyra Specialiste Juridike në Ministrinë e Jashtme, në Janar të vitit 1996.

Gjithashtu në  vitet 1996-2016, është shkarkuar nga detyra dhe është larguar nga puna në 4 universitete publike-private; me akuzën falsifikime, ryshfete, cenim etike dhe konflikte me studentët e kolegët.

Në vitet 2013-2017, ka patur 28 denoncime nga biznesmenë e qytetarë dhe 11 fillim-procese hetimi penal në 3 qarqe; për abuzime gjatë ushtrimit të biznesit me kompaninë përmbarimore “Speed Solution shpk”, në ortakëri me vëllain e Fatmir Xhafës dhe falsifikatorin Tedi Malaveci.

Shkelet e rënda ligjore të kryera nga komisionerja e Vettingut Genta Tafa Bungo, vë në dyshim aftësinë e saj për të dhënë vendime të drejta.

Advertisement
845