Italia njeh patentat shqiptare/ Rama: Tani në fokus njohja e pensioneve

Advertisement
Nesër në Itali do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit të shqiptarëve në Itali.
Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama, i cili në Facebook shkruan se nesër kryediplomatja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen.
Kreu i qeverisë shtoi se tanimë në fokus të palëve është puna për arritjen e një marrëveshjeje për pensionet e shqiptarëve që jetojnë në Itali.
Advertisement

Kujtojme se më 5 mars, kryeministri Edi Rama ishte në Itali, ku në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio i kërkoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali.

 

Advertisement
126