Italia në alarm/ Shpërthim infeksionesh me variantin britanik në Italinë veriore

Advertisement

Italia veriore është përfshirë kohët e fundit nga varianti britanik i koronavirusit. Më 24 janar, 24 persona, studentë dhe mësues, dolën pozitivë për variantin britanik në qytetin e Cortzano, në të cilin jetojnë 1,400 banorë.

Autoritetet shëndetësore kryen një test diagnostik të koronavirusit mbi 189 persona të tjerë, kontakte të rasteve, thanë ata në një deklaratë sot. Nga këto, 139 rezultuan pozitivë për Covid-19, por vetëm një duhej të trajtohej, ndërsa pjesa tjetër kishte simptoma të lehta.

Advertisement

Gjithashtu Institucioni shëndetësor Gimbe paralajmëroi se krahasuar me javën e kaluar, ka një rritje të numrit të rasteve të reja në nëntë provinca.

Advertisement
162