Ishte larguar nga shtëpia, i riu në Librazhd gjendet i mbytur në Shkumbin

Advertisement

Një 23-vjeçar që vuante nga sëmundja e epilepsisë është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në fshatin Hotolisht, Librazhd.Viktima është me inicialet A.K., banues në fshatin Spathar.

Familjarët kishin bërë denoncimin për largimin e tij nga banesa 4 ditë më parë.Grupi hetimor thekson se po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
279