Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla paraqitet për herë të parë në Gjykatë

Advertisement

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është paraqitur për herë të parë pranë Gjykatës së Krimeve të rënda, pasi sot pritet që të zhvillohet seanca e mbrojtjes ndaj tij

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është paraqitur për herë të parë pranë Gjykatës së Krimeve të rënda, pasi sot pritet që të zhvillohet seanca e mbrojtjes ndaj tij.

Ndërkohë një detaj që vihet re, teksa ish-kryeprokurori futet brenda ambienteve të gjykatës, roja tek dera e përshëndet në mënyrë simbolike me një gjest ushtarak.

Pak ditë më parë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) kërkoi 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ku duke zbritur 1/3 nga gjykimi shkurtuar mbetet 1.4 vite burg. Përveç dënimit me burg, SPAK kërkon po ashtu edhe përjashtimin me 5 vite të Adriatik Llallës nga funksionet publike.

Advertisement

Ai akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” në tre raste. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

Advertisement
157
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com