IKMT konstaton shkeljet në kanionin e Sinecit/ Kreshnik Hajdari drejt burgut

Advertisement

Të mbërritur disa ditë më parë në Sinec, 3 inspektorë të IKMT-së Elbasan kanë kryer inspektimin e të gjithë zonës ku firma Salillari po kryhen punimet për ndërtimin e një ujësjellësi dhe kanë verifikuar edhe shkeljet e kryera në kanionin e Sinecit.

Inspektimi është kryer pas vendimit të marrë nga ADZM Elbasan për pezullimin e punimeve në këtë zonë,të cilësuar “zonë e mbrojtur” e kategorisë së tretë. Kanë qenë 3 inspektorët e IKMT-së Elbasan: Klajdi Merxhani, Aranit Çela dhe Ardian Lufo ata që kanë mbajtur edhe proces-verbalin e konstatimit të kundravajtjes, proçes-verbal i mbajtur në datën 05.08.2021.

Inspektorët ushtruan kontroll në bashkinë Kuçovë dhe në kantierin e ndërtimit në Kanionin e Sinecit (monument natyre) dhe konstatuar kundra-vajtje ligjore. Sipas inspektorëve janë konstatuar kundra-vajtjet: marrja pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve.

Vlerësimi i situatës së krijuar në Sinec është kryer nga IKMT bazuar bazuar në informacionin dhe proces-verbalin e konstatimit të kundra-vajtjes nga ADZM Elbasan, të përcjellë pranë IKMT-së. Pasi verifikuan dhe konfirmuan të gjitha kundra-vajtjet administrative që u konstatuar nga ADZM Elbasan, inspektorët e IKMT-së Elbasan vendosën për njoftimin e kryeinspektorit, me qëllim vazhdimin e mëtejshëm të procedurave ligjore.

Advertisement

Edhe pse shkeljet e konstatuara parashikojnë marrjen e vendimit për prishjen e punimeve të kryera deri më tani në zonën e burimit të Sinecit nga firma Salillari dhe gjobitjen e firmës në masën 650 milion lekë (të vjetra), pritet vendimi që do të marrë Kryeinspektoriati i IKMT-së.

Kujtojmë se banorët e Lumasit janë duke protestuar prej 4-muajsh në mbrojtje të ujit të burimit të Sinecit, duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e ujësjellësit në këtë burim. Paralelisht me protestat në Sinec, prej 9 ditësh janë futur në grevë urie edhe 5 banorë të Lumasit.

Advertisement
457
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com