Ikën Calavera/ Shpërthen ish-ministri: Legjitimoi një regjim gangsterësh

Advertisement

Genoveva Luiz Calavera nuk do të jetë më Drejtore e Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit të Fqinjësisë në BE.

Kjo pasi Komisioni Europian vendosi që ta emërojë Calaveran në një tjetër post tjetër.

Calavera gjithashtu nuk do të jetë më as në postin e shefes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për Reformën në Drejtësi.

Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Europian.

Menjehëherë pas këtij lajmi reagoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në formë ironike duke e konsideruar atë si një ndër “kokat” që legjitionoi atë që ai e cilësoi “regjim gangsterash”

<“Kështu, kështuuuu.

Edhe Calaverja iku. Nga drejtoreshë e zgjerimit e paskan çuar drejtore të përkthimit në BE.

Ne na e ndriçoi rrugën e integrimit, jo drejt Brukselit, por drejt Beogradit dhe Ankarasë.

Na kënaqi me gjithë shoqen Romana. Legjitimuan një regjim gangsterësh me pretekstin se Europa po linte mendtë për ne.

Advertisement

S’kam asnjë dyshim që Komisioni Europian që iku ishte më i dëmshmi për interesin tonë kombëtar për të shkuar drejt perëndimit.

Na përmbysi parime të shenjta të shtet-funksionimit dhe sundimit të ligjit. Zonja Calavera ishte zyrtarja kyçe e mbetur ende në lojë, që ende kontribuonte me pasion sipas avazit të ish komisionerëve të BE. Por i mbaroi dhe asaj loja.

Të shpresojmë për diçka vërtetë europiane për ne fakirët e fakirëve të Ballkanit,” <span;>shkruan Manjani

Advertisement
269