I vuri flakën zyrës së Drejtorisë Arsimore, lihet në burg 33-vjeçari në Fier

Advertisement

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ku mësuesi 33-vjeçar, kishte menduar që të merrte hak duke i hedhur benzinë zyrës arsimore dhe më pas i ka vënë zjarrin, gjë e cila alarmoi stafin e punonjësve. Autori është zbuluar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar skenën.

Advertisement

Mesditën e kësaj të diele (7 mars), Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Indrit Alushaj, i cili pak ditë më parë i vuri flakën zyrës së Drejtorisë Arsimore në Fier.

Advertisement
170