I shiti 25 apartamente tek pallati, gjykata në Sarandë nxjer pa faj autorin Llambro Zhupaj

Advertisement

Llambro Zhupaj, një biznesmen i akuzuar për “Mashtrim” me pasoja të rënda, është deklaruar i pafajshëm nga gjykata e Sarandës, edhe pse prokuroria e këtij qyteti, kishte kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin e tij, me 5 vjet e 6 muaj burgim. Vendimi është marë në 5 korrik 2021 nga gjyqtari i Sarandës, Shkëlzen Liçaj, i cili rezulton të jetë nipi i kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi. Prokuroria e Sarandës, ka akuzuar Llambro Zhupaj, për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda, pasi ky i fundit ka mashtruar në mënyrë të përsëritur ortakun e tij në biznes, shtetasin Vasil Qirko. Sipas dosjes hetimore Mentan Zhupaj, vëllai i Llambro Zhupaj, në datën 16 gusht 2006 dhe Vasil Qirko, kanë firmosur një kontratë për kryerjen e një invstimi të përbashkët në qytetin e Sarandës. Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati, i cili do ndërtohej me shpenzimet e përbashkëta të dy biznesmenëve dhe sipas marëveshjes edhe fitimi do ishte i njëjtë, 50 me 50. Por pasi pallati ka qënë në përfundim e sipër, Llambro Zhupaj, vëllai i Mentan Zhupaj, me të cilin Vasil Qirko kishte firmosur marëveshjen e investimit, i ka shitur 25 hyrjet e apartamentit që i takonin Qirkos. Sipas dosjes hetimore Qirko nuk ka fituar asgjë nga investimi në pallatin e ndërtuar në Sarandë. Kjo për shkak se të gjitha hyrjet janë shitur dhe për pasojë palët janë përfshirë në procese gjyqësore. Vasil Qirko, ka depozituar një kallëzim penal në prokurorinë e Sarandës, e cila pas hetimeve të kryera dhe ekspertimeve të vërtetësisë së firmave, ka dalë në konkluzjonin se biznesmeni Vasil Qirko, ishte mashtruar nga vëllai i orgakut të tij, Metan Zhupaj, shtetasi Llambro Zhupaj. Prokurori i çështjes, vendosi të marë të pandehur, Llambro Zhupaj, për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda, duke e dërguar si të pandehur në gjykatës së Sarandës. Pas një seri seancash gjyqësore, në datën 5 korrik 2021, gjyqtari i çështjes Shkëlzen Liçaj, ka deklaruar të pafajshëm të pandehurin Llambro Zhupaj, megjithëse prokurori i çështjes në pretencën e tij, kishte kërkuar dënimin me 5 vjet e 6 muaj burgim të Zhupaj. Tashmë prokuroria e Sarandës, ka ushtruar ankim në gjykatën e Apelit Gjirokastër, kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë që nxori pa faj,Llambro Zhupaj.

Advertisement
Advertisement
405