I pandehur për mosdeklarim pasurie/ Shtyhet sërish senca për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla

Advertisement

Seanca për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla është shtyrë përsëri për datën 22 prill me qellim njoftimin e dëshmitarëve të Prokurorisë.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme pranoi pak ditë më parë kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për të shfuqizuar gjykimin e shkurtuar. Kjo do të thotë se procesi ndaj tij do të filloj përsëri nga e para.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin e tij me 2 vite burg, por për shkak uljes që garanton gjykimi i shkurtuar, kërkesa përfundimtare e SPAK për ish-kryeprokurorin ishte një dënim me 1 vit e 4 muaj burg. Përveç dënimit me burg, SPAK kërkon po ashtu edhe përjashtimin me 5 vite të Adriatik Llallës nga funksionet publike.

Advertisement
Advertisement
159
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com