I mori paratë duke e kërcënuar/ Arrestohet në Vlorë 24 vjeçari nga Tirana

Advertisement

Një 24-vjeçar me iniciale E.R është vënë në pranga nga policia e Vlorës.

Ky shtetas akuzohet se ka kanosur shtetasen me iniciale E.GJ duke i marrë një shumë parash dhe më pas është kallzuar në polici.

“Policia e Vlorës  në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë ka bërë të mudur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.Ndalimi i tij u bë pasi shtetasja E. Gj. ka bërë kallëzim se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, shtetasi E. R. i ka marrë një sasi lekësh”

Advertisement
, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
142