I këputi këmbën 23-vjeçares, Gjykata rrëzon Prokurorinë: S’ka burg për djalin e Erzen Breçanit, do qendrojë në shtëpi

Advertisement

Më 25 qershor 2021 Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia Jehon Breçanin, djalin 19-vjeçar i ish-drejtorit të Policisë Erzen Breçani, i cili pak kohë më parë aksidentoi një vajzë 23-vjeçare me makinë dhe për pasojë i këputi këmbën. Më datë 29 qershor Prokuroria e Tiranës kërkoi që të kthehet në burg i riu që lëvizte me Mercedes duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Mirëpo Gjykata e Apelit të Tiranës në seancën e sotme 13 korrik 2021, referuar kërkesës së paraqitur nga organi i prokurorisë për heqjen dorë nga ankimi, vendosi “mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.938/1 akti, datë 25.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak të heqjes dorë prej ankimit.

Advertisement

Pra është vendosur që të mbetet në fuqi masa “arrest shtëpie” për Jehon Breçanin.

Advertisement
204