I fajshmi që kërkon pafajsinë/ Ja kërkesa qesharake e Luan Dacit

Advertisement

Ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës gjyqësore për Luan Dacin, ish anëtarin e KPA-së. Luan Daci u dënua nga shkalla e parë me 1 vit shërbim prove dhe pezullim nga detyra me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Kjo seancë u shty pasi dha dorëheqjen gjyqtares Anita Mici e cila ishte caktuar në këtë proces.

Gjyqtarja Anita Mici dha dorëheqjen pas kërkesës se prokurorisë për përjashtimin e saj nga gjykimi, ndërkohë pritet caktimi i anëtarit të ri nga ana e KLGJ.

Daci nga ana tjeter po kërkon pafajësi dhe avokatët kanë paraqitur argumentet në mbrojtje të tij, duke theksuar se nuk ka vepër penale.

Harroi Luan Daci të gjithë të këqijat që i ka bërë këtij vendi duke nisur që nga fakti që ka fshehur në vitin 1997 për 6 muaj me radhë, vendimin për shpërndarjen e ish-fondacionit piramidal “Xhaferri”, duke i lejuar shqiptarët që të çonin para tek firma piramidale.

Për këtë çështje Këshilli i Lartë i Drejtësisë, mbajtur me datë 27 dhjetor 1997 vendosi për shkarkimin e Dacit, me motivin “shkelje të rënda në detyrë”. Pikërisht këtë fakt Daci u përpoq ta fshehte  pasi kandidoi për t’u bërë pjesë e institucioneve të reja të Vettingut.

Advertisement

Për këtë ngjarje, Daci ishte shprehur atë kohë se Rrapush Xhaferri dhe avokati i tij ishin përpjekur për të zvarritur procesin, por pavarësisht kësaj, ai pretendon se e kishte marrë vendimin në kohë rekord dhe se për vonesën 6 mujore bëri përgjegjëse sekretaren.

Manovrat janë tipike për një gjyqtar që e ka bërë mënyrë jetese mashtrimin dhe falsifikimin, kësisoj hidhen poshtë të gjithë pretendimet absurte të një gjyqtari që e ka vendin në burg.

Advertisement
189