Humbi jetën në lule të rinisë, pas kontaktit me rrymën elektrike në lavazhin e vëllait, të afërm e miq të përlotur për vdekjen e 20-vjeçarit në Tiranë

Advertisement

Aurel Muka është 20-vjeçari që humbi jetën, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në Tiranë.

20-vjeçari ishte duke punuar  në lavazhin e vëllait të tij, kur ra në kontakt me rrymën dhe është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Miqtë dhe të afërmit i kanë shprehu ngushëllime familjes si dhe i kanë dhënë lamtumirën 20-vjeçarit.

“Nuk gjenden fjalët po paska qenë e shkruar me shku para kohe . Zoti të pranoftë në mëshirën e tij.  Do na mungosh Vlla AUREL MUKA . Zoti ju dhënte saber të afërme dhe prindërve,” shkruan një mik në rrjetet sociale.

Advertisement

Në lidhje me lajmin e hidhur ka reaguar edhe minatori Elton Debreshi, i cili kandidoi si i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Vllai jon musliman ike ne moshen me te bukur allahu te beft banor te xhenetit 😢😭” shkruan Debreshi në rrjetet sociale.

 

 

Advertisement
150