Humb jetën ushtari shqiptar në Afganistan

Advertisement

Një ushtar shqiptar me inicialet Xh.J, rreth 45 vjeç ka ndërruar jetë gjatë një misioni në Afganistan.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndërruar jetë, por priten që te zbulohen shkaqet.

“Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J. Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin. Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Advertisement
Advertisement
153