Horoskopi ditor 9 shkurt 2021

Advertisement

Dashi

21 Mars – 19 PrillEkziston një numër opsionesh që mund t’ju çojnë në qëllimin ose destinacionin tuaj të ardhshëm. Ju jeni duke qëndruar në një udhëkryq dhe duke e marrë parasysh fazën tjetër të udhëtimit tuaj. Ju mund të arrini atje shumë lehtë ose duhet të vendosni të zgjedhni një opsion më të vështirë. Rruga më e drejtpërdrejtë mund të mos jetë sfiduese mjaftueshëm.

Demi

20 Prill – 20 MajTakimet dhe ftesat befasuese do t’jua ngrejnë disponimin. Ju mund të dëgjoni disa lajme interesante në lidhje me punën tuaj ose për një shoqëri të rëndësishme. Bisedat do të sjellin një ndryshim plotësues në zemrën tuaj në lidhje me një takim online ose një dalje në grup në të ardhmen. Tani drita jeshile shfaqet dhe ju do të dëshironi të përfshiheni në të gjitha aranzhimet.

Binjakët

21 Maj – 20 QershorJu keni shumë punë për të bërë. Me gjithë progresin që po bëni, ndieni sikur jeni të ngarkuar sepse keni shumë punë për të bërë. Sapo ta kaloni pengesën e ardhshme, do të jetë shumë më lehtë, kështu që vazhdoni. Dikush po pret që ju të dështoni. Le të jetë ky motivimi juaj për të këmbëngulur.

Gaforrja

21 qershor – 22 KorrikJu duhet të punoni më shumë orë për të arritur sukses në një detyrë të posaçme. Nëse e arrini këtë, perspektivave të karrierës suaj do t’u jepet një nxitje ndihmuese për në drejtimin e duhur, Njerëzit në pozita të larta janë duke vështuar performancën tuaj dhe ju do t’i impresioni të gjithë me dijen dhe aftësinë tuaj.

Luani

23 Korrik – 22 GushtJu nuk mund ta largoni nga mendja një gabim të kohës së fundit ose një diskutim. Ju pendoheni për disa veprime ose vendime por nuk mund të ndryshoni asgjë më. Përderisa nuk mund ta zhbëni të kaluarën, mendimet tuaja duhen të jenë në të tashmen dhe në të ardhmen dhe se si ju mund të lëvizni përpara pa pendime më tutje.

Virgjëresha

23 Gusht – 22 ShtatorKolegët që kanë qenë gjithmonë të shoqërueshëm tani duket që po largohen. Diskutimi për pritshmëritë për të përmirësuar perspektivat e karrierës suaj do të jenë një ide e keqe kur bëhet fjalë që edhe të tjerët i ndajnë dëshirat e njëjta. Mos u befasoni nëse papritur mësoni se jeni në një atmosferë konkurruese në vendin e punës. Një koleg i moshuar do t’ju ofrojë inkurajim.

Peshorja

23 Shtator – 22 TetorPengesat që nuk keni pritur t’i hasni do t’jua prishin planet tuaja tashmë të zhvilluara. Shpresat do t’ju rrënohen sepse keni pritur të shkoni më tej me projektin që jeni duke e menaxhuar sot. Ju mund të pyesni se edhe sa përpjekje të tjera duhet të bëhen për të arritur qëllimin tuaj. Vazhdoni dhe do ta zbuloni.

Advertisement

Akrepi

23 Tetor – 21 NëntorShmangni temat e ndjeshme dhe refuzoni të debatoni më të dashurit tuaj në publik. Një mosmarrëveshje me partnerin tuaj mund të zgjerohet jashtë raporit tuaj, kur të afërmit e tyre do të përfshihen. Do të filloni të keni ndjesinë sikur nuk jeni lidhur vetëm me një person por me të gjithë familjen e tij, gjithashtu dhe situata duket se do të jetë e padrejtë.

Shigjetari

22 Nëntor – 21 DhjetorJu keni akoma shumë për të mësuar rreth dikujt që sapo keni filluar të punoni, qoftë në një punë ose situatë vullnetare. Ju keni filluar të ndiheni më të qetë në praninë e tyre. Biseda me një mik që ka arritur sukses në një përpjekje të vazhdueshme do të jetë një inspirim i shkëlqyer për ju.

Bricjapi

22 Dhjetor – 19 JanarNjë aspekt i ri i parave që e keni përpara jush do t’jua japë një pamje të re në jetën tuaj . Dikush do të ofrojë të paguaj për një aftësi që e përdorni në kohën tuaj të lirë. Kjo do t’ju mbajë juve të detyruar dhe argëtuar në të njëtën kohë. Ju do të befasoheni se si nje hobi mund t’ju bëjë të fitoni para.

Ujori

20 Janar – 18 ShkurtNjë aspekt i jetës suaj ka nevojë serioze për një riparim . Një lëvizje të gabuar në karrierë e keni berë diku gjatë rrugës dhe tani nuk jeni të sigurt se cfarë po ndodh. Ka çështje të rëndësishme që kanë nevojë të trajtohen para se të bëni ndonjë ndryshim. Renditini tani.

Peshqit

19 Shkurt – 20 MarsNëse jeni duke menduar për një hobi të ri, gjëja më e mirë është ta provoni. Së shpejti do të zbuloni nëse do të keni ose jo të njëjtën tërheqje të qëndrueshme si për interesat e ngjashëm që i keni shijuar në të kaluarën. Pas një eksperimentimi të shkurtër, ju do të gjeni se as jeni të gatshëm për sfidat që do t’i sjell ai.

Advertisement
117