Hoqi dorë nga titujt mbretërorë/ Princ Harry nis një punë të re

Advertisement

Princ Harry mesa duket ka nisur një punë të re. Ky hap i ri në jetën e tij vetëm vetëm pak muaj pasi hoqi dorë nga titujt mbretërore së bashku me bashkëshorten e tij Meghan.

Ish-anëtari i familjes mbretërore tani do të jetë zyrtar kryesor i BetterUp, i cili është një aplikacion që ofron trajnim profesional, këshillim dhe mentorim.

Bordi drejtues i kompanisë ka besim të plotë se një person  frymëzues si Harry që i ka i ka dedikuar jetën e tij punës, do të sjell një ndryshim tepër pozitiv.

Madje themeluesi i kompanisë ka treguar se Princ Harry është shprehur shumë i lumtur që i është dhënë mundësia për t’u bërë pjesë e kësaj kompanie me qëllim për të ndihmuar njerëzit, për t’i kthyer dhimbjet në qëllim të mirë dhe për t’i dhënë prioritet shëndetit mendor.

Advertisement

Vetëm pak kohë më parë Harry ka rrëfyer se ka pasur shumë probleme me shëndetin mendor pas vdekjes të së ëmës, Princeshë Dianës. Jo vetëm Duka i Sussex por edhe bashkëshortja e tij Meghan tregoi se ajo kishte pasur probleme me shëndetin mendor për një kohë të gjatë, madje kishte menduar edhe t’I jepte fund jetës. Këto detaje i bënë publike vetëm pak kohë më parë në një intervistë ekskluzive me  Oprah Winfrey.

 

Advertisement
243