“Hodhi” në rrugë fëmijët e vëllait/ Ja çfarë pretendon kunata e komisioneres Suela Zhegu

Advertisement

Suela Zhegu akoma qëndron pjesë e Vettingut pavaresisht se ka një seri parregullsish në lidhje me punën dhe pasuritë që zotëron. Komisionerja ka një eksperiencë prej më shumë se 21 vitesh brenda sistemit të drejtësisë. Në qershor të 2017,  Zhegu u emërua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Suela Zhegu madje edhe është kallëzuar nga gjykatësi i Apelit, Alaudin Malaj me akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit.

Gjyqtari e akuzoi atë ka përvetësuar pasurinë e vëllait të saj pasi ky i fundit ka ndërruar jetë. Nuk mbetet me kaq, pasi edhe bashkëshorti i saj ka probleme te shumta me drejtësinë.

Zhegu deklaron se ka katër apartamente dhe një shtëpi që thotë se e ka trashëgimi,  dy automjete, pasuri të patundshme si tokë ullishte, me sipërfaqe 1875 m2 në  Tiranë.

Njëri nga apartamentet dhe pikërisht atë që ka në Durrës, kunata e Zhegur Anida Ademi, ka thënë se i pëket bashkëshortit të saj, pra vëllait të Zhegut. Bëhet fjalë për një apartament banimi me sipërfaqe 75.21 m2 në Durrës, që Zhegu deklaron se e ka blerë në 09.08.2007 në bashkëpronesi me bashkëshortin, në shumën 35 789 euro.

Advertisement

Kunata e saj Amida Ademi, pretendon se Zhegu, pas vdekjes së vëllait, pasurinë dhe paratë e tij i ka kaluar në emër të nënës dhe jo në emër të fëmijëve të vëllait.

Kështu në emër të nënës ajo, sipas Ademit, ka tërhequr të gjitha paratë, që vëllai i saj i ndjerë ka pasur në bankë.Suela Zhegu akoma vazhdon të jetë pjesë e KPK pavarësisht gjithë pasurive dhe pronave që ajo nuk ka per të arritur kurrë t’i vërtetojë me drejtësi dhe vërtetësi.

Advertisement
139