Hipokrizia e komisioneres Firdes Shuli/ Ja si propagandonte vlerat që nuk i ka

Advertisement

Një ndër fazat në të cilat ka kaluar cdo kandidat për komisioner ishte mbledhja ku secili duhet të tregonte se pse ata duhet të zgjidheshin për në Kolegjin e Posaçme të Apelimit.

Sipas Procesverbalit më datë 02.06.2017, Vasilika Hysi drejtoi mbledhjen për “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” për përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016

Në vlerësim merren për bazë kriteret të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Ajo cfarë është për tu habitur është fakti se gjatë mbledhjes Firdes Shuli ndërprerë kryetaren Hysi, i kërkon falje dhe me hipokrizinë që e karakterizon u “ankua” për detyrën e vështirë duke thënë se duhej një përgjegjshmëri e lartë njerëzore, një profesionalizëm të lartë, integritet etik, moral dhe profesional. Përderisa filiste më aq bindje Shuli pretendon se vlerat e mësipërme janë karakteristikët që ajo i ka në formësimin e saj.

Por si është e vërteta. A është Firdes Shuli aq e pastër dhe e kulluar me vlera që e personifikojnë si anëtaren ideale për KPK.

Skandali gjatë një intervistë online me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku u vu re një pikturë e turpshme që ajo mbante në zyrë, vunë në dyshim vlerat që ajo aq shumë propagandonte. Mos të harrojmë as skandalin ku Firdes Shuli u përfol se kishte liruar një të pandehur nga burgu vetëm sepse kishte një lidhje dashurore më të.

Kjo komisionere duhet të flaket urgjentisht nga sistemi i drejtësisë sepse nuk ka treguar as integritet moral e as njerëzor, por vetëm skandale dhe paturpësi.

Advertisement
187