Hipokrizia e Ilir Metës: 25 Prilli ishte një ditë e qetë, mund t’i shërbejë demokracisë

Advertisement
Presidenti Ilir Meta deklaroi këtë të Martë se 25 Prilli ishte një ditë e qetë, që mund t’i shërbejë demokracisë dhe stabilitetit të vendit.

Ky ishte mesazhi i parë i kreut të shtetit, pasi numërimi i votave ka qartësuar fitoren e PS me mbi 71 mandate.

“Më 25 Prill, ju e shprehët me votë vullnetin për të zgjedhur përfaqësuesit tuaj në Kuvendin e Shqipërisë. Në këto momente është tepër e rëndësishme, që ky proces të përmbyllet qetësisht dhe që çdo votë, nga Vermoshi në Konispol, të numërohet dhe të administrohet sipas ligjit. Deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar, partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre duhet të dëshmojnë maturi dhe qetësi. Sfida ime madhore, sidomos këto dy vitet e fundit, ka qenë që Sovrani të shprehë i lirë vullnetin e tij dhe që Shqipëria të rikthehet në shinat e Kushtetutës, të parla mentarizmit dhe në normalitet politik. Edhe pse i vetëm përballë të gjithë institucioneve të kapura, ja arrita, që 25 Prilli të ishte një ditë e qetë, paqësore, pa skena dhune dhe me pjesëmarrjen tuaj masive për të ushtruar të drejtën e votës. Ndonëse dukej një sfidë e pamundur jam i lumtur, që 25 Prilli mund t’i shërbejë demokracisë dhe stabilitetit të vendit. Tani është koha për të përmbyllur me qetësi dhe në respekt të ligjit procesin zgjedhor dhe më pas të gjithë të reflektojnë deri në shtator, kur krijohen institucionet e reja, që burojnë nga vota e 25 Prillit”,

Advertisement
u shpreh Meta.

Më herët gjatë ditës, drejtuesi politik i PS-së në Qarkun Vlorë, Damian Gjiknuri i kërkoi Metës të mbajë premtimin e të japë dorëheqjes pas fitores së PS. Kujtojmë se Meta kishte deklaruar se nëse PS do të merrte 71 mandate, ai të jepte dorëheqjen.

Meta, ndërkohë, nuk foli në asnjë çast për dorëheqje në këtë deklaratë.

Advertisement
151