Hidhet shorti në Apel/ Ja kush janë gjyqatrët që do shqyrtojnë ankimimin për Enkelejda Hoxhën

Advertisement

Trupa e gjyqtarëve për gjykimin e Hoxhës do të bëhet nga Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj.

Ato do të gjykojnë ankimimin në Apel të gjyqtares Hoxha, mjekut Edvin Priftit dhe 9 të tjerëve, të arrestuar me urdhër të SPAK disa javë më parë.

Kujtojmë që gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Advertisement
Advertisement
169