Helidon Gjikoka kërkon lirinë nga arratia, presion nëpërmjet zinxhirit të tijë korruptiv në Prokurorinë e Tiranës

Advertisement

Prokuroria e Tiranës me prokuror Ervin Karanxha hesht dhe nuk godet rrejtein Kriminal dhe korruptiv  të Vlorës që kanë favorizuar Biznesmen Helidon Gjikoka .

Bëhet fjalë për një çështje penale që është në hetim e sipër nga prokuroria e Tiranës dhe ka si objekt abuzimin me pronat në Dhërmi. Për këtë çështje prokuroria e Tiranës pak ditë më parë ka kërkuar në gjykatën e kryeqytetit, caktimin e një mase sigurimi “arrest në burg” për shtetasin Helidon Gjikoka pronar me letra i “Ambel Beach”, i cili mësohet se po hetohet nga prokuroria, për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe Vjedhjes me Anën e Mashtrimit , lidhur me tjetërsimin e një sipërfaqe toke dhe objekteve në Dhërmi.

Për këtë çështje, janë në hetim nga prokuroria e Tiranës dhe disa zyrtarë të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, në qëndër dhe Inspektoriatit Kombëtar të Kontrollit të Teritorit. Hetimet vijojnë dhe se prokuroria ka siguruar prova të pakundërshtueshme se Helidon Gjikoka, i ka marë pronën nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, pronarit të ligjshëm Ilir Koka.

Nga hetimet e kryera rezulton se Helidon Gjikoka është  strumullari i mega skandalit, ku rezulton se disa vite më parë shtetasi Helidon Gjikoka, mer me qira një pronë dhe disa objekte në Dhërmi nga shtetasi Ilir Koka.

Synimi i Helidon Gjikoka nuk ishte biznesi por përvetësimi i kësaj prone, e cila është e pozicionuar, buzë bregdetit në Dhërmi dhe bëhet fjalë për një hotel dhe një truall. Objektin, Helidon Gjikoka, ka arritur ta përvetësoj nëpërmjet dokumentave të fallsifikuara dhe bërë pronar nëpërmjet sistemit të legalizimit të objekteve.

Shumë zyrtare të lartë në qytetin e Vlorës, janë përfshirë në këtë mega skandal korruptiv. Fillimisht del në lojë ish-drejtori i Aluiznit Vlorë, Adiseldo .Rrapaj i lënë në heshtje nga prokuroria e Tiranës (i pa arrestuar) , i cili bëri pronar Helidon Gjikoka, biznesmenin i cili e mori me qira këtë pronësi.

Lind pyetja pse Prokuroria e Tiranës me prokuror Ervin Karanxha nuk arreston  Zinxhirin korruptiv në këtë mega skandal përfshin edhe gjyqtare dhe prokurorë në Vlorë, të cilët janë bërë mburojë dhe palë me korrupsionin për të mbyllur sytë dhe mos hetuar sesi u bë pronar i një prone në bregdetin në Dhërmi, Helidon Gjikoka personi i cili mori në fillim me qira pronën e provuar me kontratë noteriale.

Advertisement

I bëjmë thirrje sensibilizuese në emër të së drejtës  dhe demokracisë ,prokurorit Ervin Karanxha të godas krimin e organizuar dhe korrupsionin i cili është ulur këmbëkryq në ASHK Vlorë.

Pse prokurori Ervin Karanxha nuk arrëston shtetasin Vezir Gjikoka, ish-shoferin e gjyqtares Klodiana Gjyzari (asetin e dijes kriminale të Gjyzarit)njëkohësisht  kushuriri i parë i shtetasit Helidon Gjikoka , me e detyrë jurist në ASHK Vlorë person i cili ka bërë të gjith zullumin dhe  falsifikimin e dokumentave.

Mos vall krimi i organizuar i ka bërë presion këtij prokurori nëpërmjet dokumentave false ( kallzime të pa firmosur nga kallzuesi, ankime në institucione nga persona të pa atorizuar)

Lidhur me këtë çështje Ilir Koka, i është drejtuar Prokurorisë Tiranë, me një kallzim penal për disa zyrtare të lartë,gjyqtarë e prokuror të përfshirë në vjedhjen e pronës dhe pasurisë së tij, përfshirë dhe Helidon Gjikokën ndryshe nga pazari në prokurorinë e vlorës.

Hetimet në kryeqytet morën një natyrë tjetër, ku po zbardhnin me metoda special të hetimit të gjithë këtë skemë abuzive, ku përveç përfituesit, Helidon Gjikoka janë përfshirë dhe zyrtarë të lartë. Prokuroria e Tiranës përdori një strategji për ti shkuar deri në fund kësaj çështje , por nuk po arrinë të shkatërroj rrjetin kriminal në  ASHK Vlorë

Fillimisht u kërkua një masë “arresti në burg” për Helidon Gjikokën. Mirëpo kjo kërkesë e prokurorisë së Tiranës është pranuar nga gjyqtari, Altin Abdiu

Dhe shtetasi Helidon Gjikoka nga Arratia kërkon lirinë në apel duke bërë shantazh nëpërmjet bandës kriminale në Vlorë.

Advertisement
510