Hamitaj dhe Ilia në Vetting/ Njeri i bie gozhdes, tjetri patkoit

Advertisement

Vettingun tashmë e njohim si procesin që do kalojë në filtrat e drejtësisë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, por sa i kanë kaluar filtrat komisionerët që gjykojnë sot?

Në bazë të dokumentave rezulton se komisioneri i Vetingut është pronar i një apartamenti me vlerë 180 mijë euro, si edhe të një garsoniere, me vlerë 60 mijë euro, të cilat ndodhen në kryeqytetin italian, Romë.

Po ashtu, Komisioneri Hamitaj rezulton gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë. Njëri, me vlerë 70 mijë euro, është blerë prej tij në vitin 2010, si edhe një tjetër apartament në Farkë, me vlerë 34 mijë euro.

Krahas apartamenteve, komisioneri Lulzim Hamitaj rezulton që ka blerë edhe një tokë në zonën e preferuar të Tiranës, në Mullet, me vlerë totale 70 mijë euro.

Në përmbledhje, pasuria e paluajtshme, e blerë nga komisoneri Hamitaj arrin në vlerë rreth 400 mijë euro dhe as nuk i bëhet vonë që e shkel ligjin me të dyja këmbët.

Gjithashtu, nga ana jonë si portal është publikuar fakti se Komisioneri i Pavarur e Kualifikimit Roland Ilia ka qënë i punësuar si pedagog në Universitetin e Drejtësisië në Shkodër që prej vitit 1996, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në qershor 2017, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë  e ka emëruar petagogun Roland IliaKomisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Pedagogu Roland Ilia është akuzuar dhe nga studentë të shumta me të cilat ka abuzuar si seksualisht por edhe psikologjikisht. Për një student, stafi akademik është shembull që duhet të ndjekin të rinjtë, dhe jo studentët të kenë frikë të kërkojnë të drejtat e tyre, aq më tepër kur ka pedagogë si Roland Ilia që i kërcënojnë studentët dhe duan të përfitojnë prej tyre në mënyra të ndryshme.

Advertisement

Roland Ilia është  hetuar nga prokuroria për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga : Neni 248 i Kodit Penal.

Ai gjithashtu ndiqet penalisht per falsifikim dokumentash, falsifikim vulash   për qëllime të interesave të tij. Pra, komisioneri Ilia shfaqet dhe gjithashtu si një mashtrues, i cili cënon reformën në drejtësi. Bazuar në Kodin Penal Shqiptar, deklarimi i reme ose mosdeklarimi, në formularin e vetdeklarimit te pastërtisë së figurës, përbën vepër penale dhe dënohet me burg.

 

Komisionerët e Vetingut duhet të ishin të parët që duhet të kalonin në filtrat e “verifikimit të hollësishëm”, para se ata të merrnin detyrën për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, por mesa duket kanë zgjedhur që njëri t’i bjerë gozhdës, tjetri patkoit.

Advertisement
374