Hajdaraj kërkon gjykim të shkurtuar për vrasjen e Rashës: E qëllova për vetëmbrojtje

Advertisement

Gjykata e Tiranës ka përcaktuar ditën e sotme trupën gjykuese ndaj ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.

Seanca e parë pritet që të mbahet me 29 prill, me gjyqtaren Armela Hasantari.

Sipas informacioneve, Hajdaraj ka kërkuar që procesi ndaj tij të zhvillohet me gjykim të shkurtuar. Ai ka kërkuar gjithashtu edhe ndryshim të akuzës, nga ajo e vrasjes me dashje, në vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Prokuroria ka nxjerrë përfundimin se Nevaldo Hajdaraj e ka kryer vrasjen me dashje.

Advertisement

Kujtojmë se 25-vjeçari Klodian Rasha u vra me 8 dhjetor të vitit 2020 në zonën e Laprakës në Tiranë, pasi kishte dalë në rrugë pas orës policore.

Prokuroria gjithashtu ka dalë në përfundimin se arma e gjetur nuk i përket Klodian Rashës dhe ai ka qenë i paarmatosur në momentin që është qëlluar nga efektivi i policisë.

Advertisement
162
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com