Gruaja e hekurt, Elisabeta Imeraj lēkund KLP-në/ Ja çfarë pritet të ndodh

Advertisement

Një deklaratë e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili e ka quajtur prokuroren Elisabeta Imeraj ikonë të krimit ka nxitur revoltën e kësaj të fundit. Sipas kreut të PD-së, KPK nuk pati guxim ta shkarkojë Imerajn edhe pse përfaqësuesi ndërkombëtar i ONM prej 8 orësh e kërkoi këtë.

Ama habia ndodhi. E vendosur për ti shkuar deri në fund të drejtës së saj, 50 prokuror kanë firmosur një peticon në mbështetje të prokurores.

Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u vendos që të shtyjë shqyrtimin e kërkesës së Elizabeta Imerajt, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për të dalë me një qëndrim publik të Këshillit në lidhje me akuzat publike ndaj figurës së saj. Me shtatë vota pro dhe katër kundër (z. Alfred Balla, znj. Esmeralda Keshi, znj. Nurihan Seiti dhe z. Vatë Staka), Këshilli vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për mbajtjen e një qëndrimi publik, në mbledhjen plenare të radhës, për arsye proceduriale.

Advertisement

“Me shtatë vota pro dhe katër kundër ( z. Alfred Balla, znj. Esmeralda Keshi, znj. Nurihan Seiti dhe z. Vatë Staka ), Këshilli vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për mbajtjen e një qëndrimi publik, në mbledhjen plenare të radhës, për arsye proceduriale, të cilat lidhen kryesisht me administrimin nga ana e anëtareve të një peticioni të nënshkruar nga 50 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, në mbështetje të kërkesës së Drejtueses Imeraj,”- shkruhet në njoftim.

Advertisement
352