Greqia shtyn sërish vendimin për hapjen e kufirit me Shqipërinë

Advertisement

Greqia ka vendosur të vijojë të mbajë mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më 14 Qershor.

Edhe pse Shqipëria nga pandemia është në përmirësim dhe dje u shënuan vetëm dy raste të reja, duket se Greqia nuk e ka parë të “arsyeshme” që të hapë kufirin me Shqipërinë.

Kështu, në doganat greke nuk do të lejohen të kalojnë turistët shqiptarë deri në 14 qershor, ndërsa mbeten të njëjtat kuota për kalimet.

Në kufirin grek mund të kalojnë punonjësit sezonal që janë të pajisur me dokumentat përkatëse dhe ata që kanë leje qëndrimi.

Advertisement

Sipas autoriteteve të vendit fqinj, në doganat greke do të lejohen: nga Kakavija 400 persona, nga Kapshtica 400 punonjës sezonalë, ndërsa në doganën e QafëBotës do të lejohen deri në 250 persona në ditë.

Advertisement
237
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com