Greqia miraton vaksinën AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç

Advertisement

Anëtarët e komitetit në Greqi, gjatë një mbledhje të dielën shqyrtuan një sërë faktesh, përfshirë një studim nga Gjermania, si dhe të dhëna nga vendet që kanë vaksinuar të moshuarit më vaksinën Astrazeneca dhe të moshuarit mbi 65 vjeç.

Ky zhvillim favorizon programin e vaksinimit në Greqi pasi qeveria synon të vaksinojë personat mbi 60 vjeç dhe grupet më të rrezikuara deri në maj.

Greqia ka vaksinuar qytetarët e moshës 60-64 vjeç me Astrazeneca që nga 15 shkurti.

Advertisement

“Drita jeshile” për administrimin e kësaj vaksine u dha në fillim të shkurtit nga komiteti i ekspertëve të vaksinave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në rekomandimet e tij, Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve, (SAGE) vlerësoi se përfitimet e administrimit të vaksinës AstraZeneca tejkalojnë rreziqet, duke përfshirë  vaksinimin e personave mbi 65 vjeç.

Advertisement
119