Greqi/ Bullgari përdhunon dhe mban peng për 5 orë sanitaren shqiptare

Advertisement

Një ngjarje e rëndë raportohet në Athinë, ku një grua shqiptare ka rënë pre e abuzimit seksual nga një shtetas bullgar.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në një pallat në Petralona të Athinës, ku 51-vjeçarja shqiptare po punonte si sanitare. Ajo është rrëmbyer me forcë nga një 35-vjeçar bullgar, i cili ka abuzuar seksualisht me të dhe e ka mbajtur të mbyllur në banesë për rreth pesë orë.

Pas më shumë se pesë orësh, shqiptarja ka arritur të dalë në ballkonin e apartamentit dhe ka thirrur për ndihmë. Kalimtarët e rastit kanë telefonuar menjëherë policinë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur lirimin e shqiptares.

Advertisement

Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes së rëndë, ndërsa shqiptarja është dërguar në një spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Advertisement
258
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com