Grabitet zyra e OSHEE në Tiranë

Advertisement

Një grabitje ka ndodhur këtë të premte në zyrën e OSHEE në Tiranë.

Burime për Infront.org bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën Qemal Stafa, në afërsi të pazarit të ri.

Menjëherë shërbimet e policisë janë nis për në vendin ku është raportuar.

Deri më tani nuk dihet shuma që kanë vjedhur autorët, ndërkohë që policia ka zbarkuar në zyrat e OSHEE.

Advertisement

Aktualisht po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Advertisement
268