Gjyqtarja që pushoi hetimet për kryebashkiakun e Ramës/ Zeqiraj me pasuri marramëndëse

Advertisement

Gjyqtarja Atlanta Zeqiraj, Gjyqtare e Shkallës së Parë në Vlorë, u përzgjodh nga Komisioni I Pavarur I Kualifikimit për nisjen e procedurave të rivlerësimit më 12 Nëntor 2019.

Gjyqtarja Zeqiraj e ka nisur karrierën në Gjykatën e Faktit në Tiranë dhe në vitin 2016 është transferuar në Gjykatën e Vlorës. Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor, në një analizë të bërë prej tyre, të vitit 2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor ka raportuar 2438 vendime për përjashtim gjyqtari. 1060 vendime përjashtimi për gjyqtaren Zeqiraj, në të cilën 16 prej kërkesave është e miratura dorëheqja.

Një ndër rastet që ka shqyrtuar gjyqtarja Zeqiraj, është rasti i ish kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika. Në 2019, Gjykata e Vlorës ka pushuar çështjen ndaj ish kryabashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohet përshpërdorim detyre. Kjo ishte hera e tretë që Gjika merrte pafajësi dhe gjyqtarja Atalanta Zeqiraj pushoi çështjen ndaj tij dhe 7 ish-zyrtarëve të tjerë në Bashkinë e Vlorës.

Një tjetër rast që ka gjykuar Atlanta Zeqiraj, është një ngjarje, në të cilën  mjeku Sami Osmani  neglizhoi një fëmijë 11 muajsh, ku për pasojë humbi jetën. Kjo gjyqatre pushoi çështjen duke I hequr licensën mjekut për vetëm 6 muaj, ndërkohë që ky mjek për shkaktë neglizhencës duhej të ishte sot pas hekurave.

Sa i përket pasurisë dhe të ardhurave, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, rezulton të punojë në tre vende njëherësh. Ajo përveçse ushtron funksionin e gjyqtares, ka bërë edhe pedagogen pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, 5 orë në javë me 660 lekë ora dhe mësimdhënëses pranë Shkollës së Magjistraturës me 1100 lekë/orë mësimore.

Por në deklaratat e pasurisë, (2013-2018) ajo nuk i deklaron të ardhurat nga mësimdhënia.  Vetëm një vit, në 2017 deklaron të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës.

Në vitin 2016, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, deklaron se banon në apartamentin e blerë nga babai i saj . Apartamenti ka një vlerë 38 000 000 lekë. Të ardhura të tjera të deklaruara nga gjyqtarja janë edhe nga veprimtari private e bashkëjetuesit si IT.

Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Tiranë, 218 449 lekë.

 

Viti 2014
Kursime, 234 761 63 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Tiranë, 992 286lekë.
Kursime të bashkëjetuesit nga paga e vitit 2014, 679 85 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga Albacall, 638 318 lekë.
Bashkëjetuesi ka shpenzim qiraje ap, 288 000 lekë.

Advertisement

Viti 2015
Kursime, 27 772 05 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Tiranë, 735 125 lekë dhe Vlorë, 249 873 lekë.
Bashkëjetuesi ka hapur një aktivitet privat, me vlerë 149 700 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga Albacall, 47 811 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit si IT, 45 192 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit si administrator German electronic, 9, 016 lekë.

Viti 2016
Depozitë bankare, 23 722 92 lekë.
Subjekti deklarues thotë se banon në ap e babait të saj pa qira, i cili ka një vlerë 38 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Vlorë, 582 083 lekë dhe raporti I lindjes, 289 760 lekë.
Të ardhura nga veprimtaria private e bashkëjetuesit, 62 910 lekë dhe 240 662 lekë.
Depozitë bankare e bashkëjetuesit, 51 350 lekë.

Viti 2017
Depozitë bankare e subjektit deklarues, 9 733 16 lekë.
Llogari kursimi e subjektit deklarues, 320 101 45lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Vlorë, 121 406 lekë dhe dieta nga Shkolla e Magjistraturës, 22 500 lekë.
Të ardhura nga veprimtaria private e bashkëjetuesit, 480 000 lekë.
Llogari kursimi e bashkëjetuesit, 170 012 lekë.

Viti 2018
Depozitë bankare e subjektit deklarues, 37 904 69 lekë.
LLogari kursimi e subjektit deklarues, 550 512 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Vlorë, 1 042 545 lekë.
Të ardhura nga veprimtaria private e bashkëjetuesit, 560 720 lekë.

 

Obama uron Joe Biden: Miku im, kjo është koha jote!

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka uruar Joe Biden, i cili sot merr në drejtim Shtëpinë e Bardhë. Në një postim në Twitter, Obama uron Biden ndërsa i thotë se kjo tashmë është koha e tij. Theksojmë se Obama ka qenë mbështetësi më I madh I Biden që në fillim të kandidimit të tij.

Postimi

“Urime mikut tim, presidentit Joe Biden! Kjo është koha jote.”

Ndërkohë, Donald Trump e ka lënë Shtëpinë e Bardhë në një mënyrë aspak të zakontë, duke mos i uruar mirëseardhjen personalisht presidentit të ri dhe Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Advertisement
926