Gjyqtarja Enkelejda Hoxha mbërrin në ambientet e KLGJ/ Përballet me akuzat

Advertisement
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka mbërritur në ambientet e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Ajo pritet që të bëjë mbrojtjen ndaj akuzave që janë ngritur ndaj saj nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Kujtojme se Enkelejda Hoxha u vu në pranga pak javë më parë nga SPAK, bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi.

Advertisement

Për të gjithë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma para në këmbim të lirimit të disa të dënuarve për vrasje.

Advertisement
190