Gjyqtari Luan Daci dhe përpjekja për shpëtim

Advertisement

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka! Nuk gabon Ali Asllani kur me inat dënon përpjekjen e vazhdueshme të politikanëve dhe njerëzve që I servilosen politikës.

Një ndër këta njerëz është dhe gjyqtari Luan Daci I cili ishte shkaktari kryesor I 97’, pasi futi shqipatrët në një rrugë pa kthim që edhe sot e kësaj dite, kanë pasojat e viti të trazirave.
Daci e ka zhvatur këtë popull duke mbështetur firmën pramidale “Xhaferri” në vitin 1997. Gjyqtari Luan Daci është dënuar në Shkallën e Parë për falsifikim dokumentesh, Daci ka paraqitur të dhëna të rreme, kur ka aplikuar për të qenë pjesë e trupës së KLP në vitin 2017. Shpresojmë që Daci mos mbrohet nga krimi i organizuar këtë herë dhe mos i’a hedhi paq.
Harroi Luan Daci të gjithë të këqijat që i ka bërë këtij vendi duke nisur që nga fakti që ka fshehur në vitin 1997 për 6 muaj me radhë, vendimin për shpërndarjen e ish-fondacionit piramidal “Xhaferri”, duke i lejuar shqiptarët që të çonin para tek firma piramidale.
Për këtë çështje Këshilli i Lartë i Drejtësisë, mbajtur me datë 27 dhjetor 1997 vendosi për shkarkimin e Dacit, me motivin “shkelje të rënda në detyrë”. Pikërisht këtë fakt Daci u përpoq ta fshehte pasi kandidoi për t’u bërë pjesë e institucioneve të reja të Vettingut.

Advertisement

Për këtë ngjarje, Daci ishte shprehur atë kohë se Rrapush Xhaferri dhe avokati i tij ishin përpjekur për të zvarritur procesin, por pavarësisht kësaj, ai pretendon se e kishte marrë vendimin në kohë rekord dhe se për vonesën 6 mujore bëri përgjegjëse sekretaren.
Urojmë dhe shpresojmë që përpjekja e Dacit për të dalë I pafajshëm nga kjo situatë most ë jetë dhe sigurisht të marrë dënimin që meriton.

Advertisement
129