Gjyqtari “KÇK” i akuzuar nga Rama, përfundon në SPAK

Advertisement

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër gjykatësit e prokurorët, të cilët sipas tij kanë ngritur një grup të quajtur KÇK (Kap çfarë të kapësh). Ndër të tjera, Rama foli për një gjykatës që kishte dhënë një urdhër mbrojtjeje për një burrë që e kishte bërë gruan gjysmë njeriu.

 Kreu i shtetit  e cilësoi kriminel gjykatësin që e kishte vënë në mbrojtje burrin,  ky gjyqtar i përgojuar  dhe i akuzuar drejtëpërdrejtë nga Kryeministri i shqipërisë Z.Edi Rama  është gjyqtari Martin Deda .

Kryeministri i shqipërisë Z.Edi Rama  tha se :

 “Është koha të marrim masë ekstreme, po aq sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve, në prokurori, gjykata, rrugë që janë bashkë e bëjnë të njëjtën gjë edhe kur nuk janë bashkë. Ca është ky që vë në mbrojtje burrin dhe kundërshton vendimin që ai nuk duhet t’i afrohet gruas pasi e ka bërë gjysmë njeriu? Është një kokërr krimineli. Po të ishte e njohura juaja ajo, do vinit këtu e do i binit qeverisë, ose do vinit e do thoshit fjalim emocional, si ky imi, që nuk vlen asgjë nëse nuk veprojmë.Nuk lejojmë më që vendi të mos bëjë kapërcimin e fundit historik në raport me këta palaço, në prokurori, gjykatë e rrugë, të jeni të sigurt që do ta marrim mbështetjen, nga populli nuk diskutohet por edhe nga partnerët”, deklaroi kryeministri Edi Rama në parlament.

Gjyqtari i Shkallës së Parë Martin Deda  ka dhënë një urdhër mbrojtje në kundërshtim me ligjin për ish-bashkëshortin e një gruaje .

Gjyqtari Deda, sipas dëshmisë së gruas kishte hedhur poshtë vendimin e një tjetër gjyqtari që i kishte dhënë urdhër mbrojtjeje gruas ku thoshte se ish-bashkëshorti nuk duhet t’i afrohej shtëpisë dhe asaj 100 metra. Deda i jepte burrit urdhër mbrojtje të menjëhershëm dhe thoshte se duhet të futej në shtëpi bashkë me dy fëmijët dhe ish-bashkëshortja të mos e shqetësonte. “Ai është një biznesmen i fuqishëm në Shqipëri dhe vepron  duke ndikuar nëpër punonjësit e sistemit të drejtësisë.

Por cfar ndodh me këtë gjyqtar,  i cili i ka kaluar caqet e një gjykate të drejtë dhe objektive duke shpërdoruar detyrën?

Gjyqtari Martin Deda  i cili ka dhënë një urdhër mbrojtje në kundërshtim me ligjin për ish-bashkëshortin e një gruaje , ka në proçes  gjyqësor me të njëjtat palë,  për të cilat është i akuzuar drejtëpërdrejtë nga Kryeministri i Shqipërisë Z.Edi Ram,  por me një tjetër objekt Gjykimi, i cili është ai  i Pjestimit të pasurisë , çështje e cila është në gjykim që prej 8 muajsh nga i njëjti gjyqtar.

Advertisement

Në gjykim përveç Pjestimit të pasurisë, është dhe sigurimi i padisë duke kërkuar sekuestron e të gjitha pasurive bashkshortore.

Gjyqtari i ashtuquajtur KÇK , nuk është shprehur për sigurimin e padisë që e ka për detyrë të ta gjykoj brënda 5 ditëve nga depozitimi i sajë  , veprim ky që jo vetëm e bën Gjyqtarin e ashtuquajtur KÇK jo vetëm të njëanshëm,  por e ngarkon atë me përgjegjësi ligjore për mosveprim sipas ligjit me qëllim ,  dhe të çon në dyshim se,  midis Biznesmenit dhe  Gjyqtarit e ashtuquajtur KÇK ka pasur veprime të paligjshme “Korruptive”.

Duket qartë se Gjyqtari Deda, ka favorizuar biznesmenin dhe i ka lënë këtij të fundit 8 muaj kohë të tjetërsoj pasurinë e përfituar nga martesa.

Përfundimisht zonja e dëshpëruar nga sorollatjet e krijuara nga sistemi i drejtësisë, i është drejtuar me kallzim penal institucionit të  SPAK-UT,  kundër Gjyqtarit Martin Deda  dhe  Biznesmenit  për veprën penale të Korrupsionit të parashikuar nga neni 319/ç i kodit penal.

Advertisement
552