Gjyqtari Gramoz Levanaj nën ”darën” e Vettingut/ Fatin e tij e cakton Firdes Shuli

Advertisement

Seanca e radhës dëgjimore është e servirur për gjykatësin e Apelit Tiranë, Gramoz Levanaj, i cili e ka nisur detyrën në muajin korrik të 1995 ku u emërua emërua në Gjykatën e Kurbinit. Pas disa vite eksperenncë në Gjykatën e Kurbinit u transferua në Gjykatën e Apelit-Tiranë, ku ka të qendërzuar jetën  e tij profesionale bashke me gruan dhe vajzat.

Pikërisht në fund të këtij muaji më datë 29 janar, në pallatin e Kongreseve do të zhvillohet seanca dëgjimore ku gjyqtari Gramoz Levanaj do të vlerësohet para KPK-së në raport me tre kriteret, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udhëhequr nga Firdes Shuli si kryesuese do të “gjykojë” një gjyqtar, edhe pse radhën e gjykimin e ka ajo.

Firdes Shuli është diplomuar “Jurist” në vitin 1988 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës. Firdes Shuli nga viti 1990 deri në muajin Tetor të vitit 1995 ka qenë Kryetare Gjykate në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, dhe njëkohësisht kryente dhe detyrën funksionale të Gjyqtares po në  në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Tashmë është një komisionere ama bëmat e saj e kanë vënë në qendër vëtëm për shkak të lidhjeve të saj dashurore me kriminel dhe të pandehur. Thuhet se dashuria nuk pyet ama duhet të pyës kur bëhet fjala për ligjin dhe drejtësinë.

Advertisement

Në vitin 1994 gjyqtarja Firdes Shuli ka pasur një çështje gjyqësore por çuditërisht pavarëisht ligjit nxorri nga burgu një të pandehur. Sipas burimeve kofundenciale që kanë mbërritur në redaksinë e infront.org, Firdes Shuli paska rënë brenda me të pandehurin në sallën e gjyqit dhe më pas e ka zëvëndësuar masën e arrestit nga burgim në arrest në gjendje të lirë.

Fires Suli përderisa qenka kaq njeri i dobët sa nuk kontrollon dot emocionet e saj atëherë vendin nuk e ka në karrigen e KPK-së e as për të gjykuar askënd, as Gramoz Levanaj. Kompromisi në atë post qoftë edhe me “dashurinë” dhe hormonet është i patolerueshëm. Ligji është ligj dhe askush nuk duhet të jetë mbi të.

 

Advertisement
336