Gjykata lë në burg qytetaren që hiqej si gruaja e zyrtarit të policisë

Advertisement

Elvira Lani doli,emri që kemi dëgjuar të përflitet se fundmi në media si gruaja e efektivit të policisë doli sot përpara Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, e cila ishte “arrest në burg”. Ndaj 42-vjeçares janë bërë 8 denoncime, të cilët kanë rënë pre e mashtrimit nga Lani. Sot përpara organit të akuzës tha se nuk ka dijeni për akuzat e ngritura ndaj saj.

42-vjeçarja u prezantohej shitësve në dyqane të ndryshëm, herë si punonjëse policie e herë si bashkëshortja e një zyrtari të lartë në Policinë e Shtetit, duke iu thënë se për mallin që merrte do paguante më vonë.

Advertisement

Nga këto mashtrime Elvira ka mobiluar pjesërisht banesën, si dhe ka përfituar sende e bizhuteri floriri, në vlera të mëdha parash.

Tre ditë më parë, Lani u arrestua nga efektivë të sektorit të krimit ekonomik e financiar në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, ku iu sekuestrua edhe një radio dhe sende të tjera të policisë. Gruaja përpara arrestimit ishte drejtoreshë e përgjithshme koordinimi tek agjencia investigative “Stop Krimi”.

Advertisement
171