Gjykata Kushtetuese mban sot seancën e parë/ Ja çështjet që do të shqyrtohen

Advertisement

Ditën e sotme pritet që Gjykata Kushtetuese të filloj punën normalisht  pas gati tre vitesh.

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e parë dhe në rend dite është një kërkesë e Gjykatës së Tiranës me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe togfjalëshit “… i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017.

Advertisement

Janë 25 çështje të bëra gati, që do të shqyrtohen nga gjashtë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Një ndër çështjet më të “nxehta” është padia e shoqatës së bashkive, që kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Advertisement
233