“Gjuha e dhunës elektorale ka nisur”/ Nga akademiku Artan Fuga

Advertisement

Akademiku Artan Fuga ka zgjedhur këtë herë të analizoj gjuhën e përdorur gjatë fushatave elektorale. Sipas tij, në komunikimin mes politikanëve vihen re fyerjet personale, kërcënimet verbale për dhunë fizike apo edhe batuta pa vlerë.

Nga Artan Fuga:

Gjuha e dhunës elektorale ka nisur.

Ajo shprehet:

1. Fyerje personale të ndërsjellta mes politikanësh
2. Kriminalizimi ii gjuhës, duke dalë jashtë politikës, por luajtur polici – hajduti
3. Në vend të analizave politike të realitetit të sotëm, marrje me fraza dhe batuta krejt pa vlerë.
4. Portretizim karikaturalist i kundërshtarëve dhe fyerje me rob shtëpie
5. Dalje e të folurit nga kompetencat funksionale prej shtetari
6. Kërcënime verbale për dhunë fizike
7. Gjuhë e hakmarrjes, e vetëgjyqësisë, së drejtës kanunore, gjoja mbështetur në traditat popullore të ballokumes (Hahahaha, një ministre thotë se ajo që ndodhi në Elbasan nuk është në përputhje me gjuhën e ballokumes!!!) përdorur nga shtetarë, politikanë madje dhe gazetarë.
8. Shtim i fjalëve banale në komunikim.

Advertisement

Se kush e nxit këtë gjuhë dhune, se çfarë përgatit ajo, se kujt i vlen, se çfarë na sjell ne qytetarëve? – Analizë këtu sot nëse e dëshironi!

Advertisement
194